LAJMI I FUNDIT:

Rifillon seanca, po votohet për anëtarët e Bordit të ZRRE-së dhe RTK-së

Rifillon seanca, po votohet për anëtarët e Bordit të ZRRE-së dhe RTK-së

Në sesionin e pasdites seanca ka filluar me procedurat për votimin e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa.

Për bordin e ZRRE-së janë propozuar kandidatët Bekim Jakupi, Fadil Ismajli, Izet Rushiti dhe Selman Hoti. Komisoni ad-hoc parlamentar ka propozuar dy kandidatë për Bordin e RTK-së, Çun Lajçi dhe Shkodran Tolaj, ndërsa po ashtu edhe dy kandidatë tjetër nga komuniteti tjetër.

Për Bordin e Ankesave janë propozuar dy kandidatë, Ilaz Rudaku dhe Florim Shefqeti. /Telegrafi/