LAJMI I FUNDIT:

​Ministrja Hoxha uron qeverinë e re gjermane

​Ministrja Hoxha uron qeverinë e re gjermane

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e ka uruar formimin e qeverisë së re të Gjermanisë, nën udhëheqjen e mandatit të katërt të kancelares Angela Merkel.

Ministrja Hoxha, në veçanti ka uruar ish kolegun e saj, i cili ishte më herët në krye të Ministrisë së Drejtësisë që tashmë mban resorin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Heiko Maas.

“Përgëzoj formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë Federale, mandatin e katërt të Kancelares Angela Merkel, të përbërë nga dy partitë më të fuqishme, duke krijuar koalicionin, CDU-CSU dhe SPD. Në veçanti, uroj mikun tim, ish ministrin e Drejtësisë, Z. Heiko Maas, për postin e ri, Ministër Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë”, thuhet në urimin e Hoxhës. /kp/Telegrafi/