LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Lista Serbe ka kushte financiare për votimin e demarkacionit

Rashiq: Lista Serbe ka kushte financiare për votimin e demarkacionit

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij këto kushte do të jenë kushte të tyre financiare dhe personale.

“Do të ketë kushte por do të ketë kushte financiare dhe jo aso politike”, ka thënë Rashiq për RTK-në.


Ai më tej ka thënë se me izolimin e Kosovës po humbin edhe qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

Thotë se do të dëshironte që të gjithë qytetarët të paktën ta shijonin jetën e qetë në vendet Evropiane.

“Nga liberalizimi do të përfitojnë të gjithë sepse edhe serbet e Kosovës janë të izoluar, sepse ne jemi të izoluar nga Serbia, BE-ja dhe të gjithë. Unë do të doja që qytetarët të jetojnë të paktën vetëm tri ditë në mënyrë që ta shohin dhe ta përjetojnë atë qetësi, ku njerëzit nuk i bien borisë pa arsye dhe nuk bërtasin askush, ndërsa ne nuk e kemi një qetësi të tillë”, ka thënë Rashiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Lajme
Kalo në kategori