Të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2022 pritet të arrijnë në 6,206 dollarë, nga 4,520 dollarë që ishin në vitin 2017, sipas statistikave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndonëse me rritje, ajo nuk është e mjaftueshme për të kaluar shtetet e tjera, duke e lënë sërish atë ndër më të varfërat e Europës. Në vitin 2022, Shqipëria do të renditet në vendin e 100 në botë përsa i përket të ardhurave për frymë, duke lënë pas në Europë vetëm Kosovën, Bosnjën, Moldavinë dhe Ukrainën.
Sipas të dhënave krahasuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, shteti që do të ketë të ardhura më të larta në vitin 2022, do të jetë Mali i Zi, me gati 9,100 dollarë, i ndjekur nga Serbia, me 8,011 dollarë, më pas Maqedonia, me rreth 7100 dollarë. Shqipëria pritet t’ia kalojë Bosnjës, që në vitin 2022 pritet të ketë të ardhura për frymë prej rreth 5,800 dollarë. Ndërsa Kosova do të vijojë të jetë më e varfra në Ballkan, me 4,300 dollarë.
Në një intervistë të mëparshme për Monitor, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, Tao Zheng, ka pohuar se Shqipëria ka mbetur ende një prej vendeve më të varfra të Europës për disa arsye, si niveli i ulët ekonomik në fillim të viteve ‘90, kriza e vitit 1997, reformat e ngadalta, të cilat kanë bërë që vendi të mos arrijë të tërheqë investime në sektorë me vlerë të lartë. Ai ka pohuar se niveli aktual i zhvillimit ekonomik është rezultat i disa faktorëve.
Së pari, Shqipëria filloi nga një bazë shumë e ulët. Në vitin 1991, ishte vendi më i varfër në Europë me kapital shumë të kufizuar, infrastrukturë të vjetruar, pothuajse asnjë industri dhe institucione të dobëta.
Së dyti, kriza e vitit 1997 ishte një hap i madh mbrapa në procesin e zhvillimit.
Së treti, përparimi në reformat lidhur me zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, ka qenë më i ngadaltë. Si rrjedhojë, Shqipëria ka pasur më shumë vështirësi në tërheqjen e investimeve në sektorë me vlerë më të lartë, ka pohuar Zheng.
Të dhëna të tjera të Eurostat konfirmojnë se Shqipëria ka ngecur prej disa vitesh në nivelin e të ardhurave. Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i Zi, sa 45% e mesatares së BE-së.
Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj, ku bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE, ka pohuar se Shqipërisë dhe Ballkanit mund t’i duhen nga 60 vjet (me skenarin optimist) deri në 200 vjet (me skenarin pesimist) për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë