LAJMI I FUNDIT:

Kush është Sito Minanco, trafikanti që Spanja e lidh me Shqipërinë

Kush është Sito Minanco, trafikanti që Spanja e lidh me Shqipërinë

Teksa në Shqipëri ende po diskutohet në lidhje me kapjen e 613 kg kokainë në portin e Durrësit, media spanjolle “El Pais”, zbulon emrin e një personi mjaft të rëndësishëm që tentoi të fuste drogë në vendin tonë.

Trafikanti spanjoll Sito Minanco, i cili tashmë ndodhet në burg, ka tentuar të furnizonte me kokainë një rrjet që përfshinte Italinë, Holandën dhe Shqipërinë.

Vetëm në tetor-nëntor të 2017, Minanco trafikoi mbi 4 mijë e 416 kilogram kokainë nga vendet latine.


“El Pais” nuk ka një informacion të konfirmuar nëse Minanco ka mundur të sjellë kokainë e tij në vendin tonë, por lidhja e tij me klanin e Kolumbisë dhe Ekuadorit nuk e përjashton si mundësi.

kujtojmë që mëngjesin e sotëm 4 zyrtarë të DEA-s amerikane mbërritën në portin e Durrësit për të bërë investigime në lidhje me sekuestrimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia. /noa.al/