LAJMI I FUNDIT:

Edhe 10 ditë afat për paraqitjen e tatimeve në Maqedoni

Edhe 10 ditë afat për paraqitjen e tatimeve në Maqedoni

Deri tani ka jehonë të vogël nga qytetarët për dorëzimin e deklaratave vjetore të tatimit. Deri në afatin për regjistrimin e të ardhurave shtesë, përtej pagës së rregullt për vitin e kaluar ka edhe dy javë kohë.

Sipas të dhënave të DAP-it, tani për tani një numër i vogël i tatimpaguesve kanë dorëzuar deklaratat vjetore. Qytetarët janë të zemëruar sepse edhe pse qeveria njoftoi para zgjedhjeve se do të hiqet ky detyrim, kjo nuk ndodhi. Njoftimi është se do të fillojë nga viti i ardhshëm.

Nga DAP-i thonë se më shumë deklarata vjetore të tatimit kanë mbërritur në njësitë tatimore në Shkup. Menjëherë pas kësaj janë Shtipi dhe Manastiri, pas tyre vijnë Prilepi, Tetova dhe Strumica. Nga gjithsej 400 mijë tatimpagues të paraparë deri tani deklarata kanë dorëzuar vetëm 140 mijë qytetarë. Afati i fundit është 15 marsi. Ata që nuk do të dorëzojnë rrezikojnë një gjobë prej 200 eurosh.