LAJMI I FUNDIT:

”Georgievskin e kërkojnë edhe Mickoski edhe Zaevi”

”Georgievskin e kërkojnë edhe Mickoski edhe Zaevi”

Kështu thonë nga OBRM-PP, partia ku Ljupço Georgievski është kryetar.

Kjo deklaratë vjen pas deklaratës së kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski i cili tha se Georgievski është figurë politike që ai do që ta shoh në partinë e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Tek ne asnjëherë nuk kemi folur për këtë nismë, Mickoski e ka nisur këtë temë. Ata i kanë bërë ofertë të hapur liderit tonë. Nuk dihet ende se si do të rrjedhin ngjarjet. Edhe kryeministri Zoran Zaev insiston që partia jonë që jetë pjesë e koalicionit qeveritar. Së shpejti do të kemi takim brenda në parti dhe për këtë do të diskutohet, njejtë edhe për tema tjera” thonë nga OBRM-Partia Popullore. /Telegrafi/