LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi nuk raporton para Komisionit për Arsim për përjashtimin e AKA-së nga EQAR-i

Bytyqi nuk raporton para Komisionit për Arsim për përjashtimin e AKA-së nga EQAR-i

Pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), Komisioni për Arsim ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi që të raportojë lidhur me gjendjen e krijuar.

Raportimi i ministrit Bytyqit para Komisionit për Arsim është paraparë në ora 09:00, por ministri nuk është paraqitur në Komision.

Kryetari i komisionit Ismajl Kurteshi tha se mungesë të ministrit mbledhja do të shtyhet për një ditë tjetër.


“Ministri pas konfirmimit të ardhjes ka njoftuar më pas që nuk do të jetë i pranishëm. Në mungesë të ministrit si pika e vetme e rendit të ditës, nuk do ta mbajmë mbledhjen pa ministrin e Arsimit. Do ta shtyjmë për një datë tjetër”, ka thënë Kurteshi.

Ndryshe, Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Në arsyetimin e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, vlerësohet lartë puna e anëtarëve të bordit të kaluar, duke pezulluar mbi 100 programe të akreditimit në kolegjet publike dhe private. Gjithashtu, aty thuhet se puna e tyre nuk u kishte pëlqyer qeverisë dhe kishte shkarkuar ata pa ndonjë arsyetim konkret, duke emëruar anëtarë të tjerë, kryesisht aktivistë partiakë. /Telegrafi/