LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në janar ATK 269 gjoba mandatore

Vetëm në janar ATK 269 gjoba mandatore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë muajit janar 2018, ka vazhduar me përkushtim realizimin e planit të hyrave, duke zhvilluar aktivitet te tatimpaguesit përmes vizitave dhe kontrollit tatimor, me qëllim të njoftimit të tatimpagueseve me të drejtat e tyre, si dhe obligimet që kanë ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Gjatë muaji janar 2018 janë realizuar 2674 vizita për: mos-pajisja me arka fiskale, lëshimi i kuponëve fiskal, mos dokumentimi dhe dokumentim fiktiv, malli pa prejardhje-origjinë, fryrja e shpenzimeve, mbajtja e stoqeve dhe saktësia e tyre, identifikimi dhe regjistrimi i punëtoreve të cilët punojnë te bizneset pa kontrata, si dhe aktivitete të përbashkëta me inspektoratin e punës dhe tregut, të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Inspektoratet Komunale etj”, ka njoftuar ATK.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë lëshua 269 gjoba mandatore në vlerë prej 88,430 euro. “Vlera e gjobave për mungese të stokut është 358,082 euro, vlera e qarkullimit shtesë është mbi 5.1 milionë, ndërsa 908,870 euro tatim shtesë, ulje të kreditimit 135,342 euro, si dhe 792,731 euro zvogëlim të humbjes”.


“Nga 65 kontrolle tatimore të realizuara kemi mbi 1.8 milion euro tatim shtesë, ndërsa shuma e kreditimit të zbritur është në vlerë prej 308,474 euro dhe humbje të zbritur në vlerë prej mbi 1.2 milion euro”.

Zyrtarët e ATK-së kanë thënë se janë të vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë gjatë dhe pas orarit, me qëllim të realizimit të vizitave përmbushese dhe edukative për tatimpaguesit. /Telegrafi/