LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka uron Akil Gjakovën pas medaljes së artë: Mbreti i Parisit që flet shqip (Foto)

Driton Kuka uron Akil Gjakovën pas medaljes së artë: Mbreti i Parisit që flet shqip (Foto)

Driton Kuka e ka cilësuar Mbret xhudistin Akil Gjakova pas triumfit të madh në Grand Slam-in e Parisit.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që u mbajt në Paris.

Gjakova në finale mposhti xhudistin gjeorgjian, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.


Akil Gjakova i ARTË në Paris (Video)
Lexo po ashtu Akil Gjakova i ARTË në Paris (Video)

Për të arritur deri në finale, Akilit iu deshtë të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë, ku në gjysmëfinale mposhti Tsend Ochir të Mongolisë.

Ky triumf i ka gëzuar pa masë trajnerin e tij dhe selektorin e Kosovës, Driton Kuka, i cila e ka përgëzuar në profilin e tij në Facebook.

Kuka e ka cilësuar Akilin si Mbret të Parisit, ndërsa fitoren e medaljes së artë si dhuratë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Distria e bronztë në Paris, medalja e dytë për Kosovën (Video)
Lexo po ashtu Distria e bronztë në Paris, medalja e dytë për Kosovën (Video)

Vlen te theksohet se medalje ka fituar edhe Distria Krasniqi, pasi xhudisja ka fituar të bronztën në kategorinë -52 kg.

Ndërsa, pa medalje ka mbetur Nora Gajkova, që u eleminua në rundin e dytë

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:  

Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte!

Dhurata për 10 vjet shtet!

Akili i artë në Grand Slam Paris!

Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në Finale!

/Telegrafi/