LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Lidershipi kosovar ka vënë në dyshim orientimin strategjik të Kosovës 

Osmani: Lidershipi kosovar ka vënë në dyshim orientimin strategjik të Kosovës 

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me akuza të opozitës në drejtim të liderëve që sot janë në pushtet, të cilët e kanë vënë në dyshim orientimin strategjik që Kosova, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-të.

Deputetja Vjosa Osmani, duke komentuar strategjinë e zgjedhimit, ka thënë se ndër lajmet më të mira është konfirmimi që do të vendosen aranzhime speciale për të mos lejuar që një shtet i Ballkanit perëndimor të bllokojë tjetrin në rrugën drejt anëtarësimit.

“Për gjatë muajve të fundit lidershipi kosovarë për fat të keq e ka vënë në dyshim orientimin strategjik që Kosova e ka të përcaktuar për disa dekada, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-të, duke injoruar bashkëpunimin, dhe duke marrë iniciativa të cilat kanë dëmtuar raportet e ndërtuara me shumë mund, liderët që sot janë në pushtet i kanë dhënë arsye vendeve të BE-së, përfshirë edhe ato njohëse të mendojnë se Kosova nuk meriton përkrahjen e tyre“, tha ajo, transmeton KP.


Sipas saj, kjo strategji konfirmon që reformat duhet të jenë të shpejta.