LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Kishat e rrënuara të Shqipërisë mund të kthehen në “magnet” për turistët – nëse restaurohen

Reuters: Kishat e rrënuara të Shqipërisë mund të kthehen në “magnet” për turistët – nëse restaurohen

Shumë kisha ortodokse në Shqipëri janë kthyer në rrënoja. Ekspertët thonë se nëse ato rikonstruktohen, mund të kthehen në atraksione turistike.

Qeveria dhe vetë kishat ortodokse kanë nisur restaurimin e disa strukturave në jug të vendit, të cilat datojnë që nga periudha bizantine. Ato janë të vendosura kryesisht në zona piktoreske dhe janë dëshmi e ndryshimeve që kanë ndodhur në politikën shqiptare gjatë shekullit të fundit.

Kisha postbizantine e Shën Anasatasit në Leshnicë është shembulli më i mirë. Afresket e saj kanë dalë në dritë kohët e fundit. Muret e saj janë mbuluar me një veshje plastike për mbrojtje, ndërsa pjesë të afreskeve janë grumbulluar në njërën anë.


Jorgo Sheka thotë se vepra është ruajtur edhe gjatë komunizmit, pavarësisht vijës së ashpër staliniste që ndiqej në atë kohë.

“Askush tjetër nuk ngriti gishtin, por Enver Hoxha kujdesej për të”, tha ai, duke shtuar se ata që pasuan në krye të shtetit e neglizhuan mirëmbajtjen e kishës.

Enver Hoxha i ndaloi të gjitha besimet fetare në vitet ’60, shkatërroi shumë kisha e xhami, por disa prej tyre i kurseu për hir të artit që mbanin brenda.

Kisha e Leshnicës është e zbukuruar me pikturat e shenjtorëve me areola të arta dhe skena biblike në blu te errët dhe të kuqe. Shën Athanasi daton në vitin 1797, por afresket në të sugjerojnë se është më e vjetër. /TemA TV/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Kulture
Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
OFELIA

OFELIA

Poezi
Kalo në kategori