LAJMI I FUNDIT:

Transporti falas publik në Shkup përfundon sonte në mbrëmje

Transporti falas publik në Shkup përfundon sonte në mbrëmje

Bashkia e Shkupit njofton se nga mbrëmja e sotme, respektivisht nga ora 20:00 përfundon transporti falas publik.

Deri te ky hap vjen pas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për shifrat e reja të koncentrimit të grimcave PM10 në ajër, që kanë rënë nën pikën kritike të 200 miligramëve për metër kub.

Masat për uljen e ndotjes së ajrit do të riaktivizohen, nëse sërish vjen deri te tejkalimi i pikës kritike të ndotjes së ajrit në Shkup./Telegrafi/