LAJMI I FUNDIT:

Formacionet bazë: Liverpooli është mysafir i Huddersfieldit

Formacionet bazë: Liverpooli është mysafir i Huddersfieldit

Në xhiron e javës së 25-të të Ligës Premier, Liverpooli luan si mysafir i Huddersfield Town.

Redsat pozicionohen në vend të katërt në tabelë me 47 pikë nga 13 fitore, tetë barazime dhe tri humbje.

Mirëpo, Tottenham Hotspur është vetëm dy pikë prapa, prandaj Liverpooli dëshiron të arkëtojë pikë të plota për të mos e rrezikuar vendin që çon në Ligën e Kampionëve.


Huddersfieldi, nga ana tjetër, është i 14-ti në tabelë dhe përpiqet të qëndrojë sa më larg zonës së rrezikut.

Në ndeshjen që zhvillohet në Kirklees Stadium, trajnerët David Wagner dhe Jurgen Klopp do t’i vënë përballë taktikat e tyre.

Formacioni bazë i Huddersfield Town: Lossl, Kongolo, Hogg, Billing, Mooy, Lowe, Depoitre, Mounie, Zanka. Schindler, Hadërgjonaj.

Formacioni bazë i Liverpoolit: Karius, Gomez, Matip, Lovren, Robertson, Can, Henderson, Milner, Salah, Mane, Firmino.

/Telegrafi/