Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Vjenë, në konferencën ndërkombëtare dyditore, dedikuar Strategjisë për të ardhmen e Evropës që organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Austrisë, me moton “Go West – Western Balkan”, ka theksuar se procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës si dhe vazhdimi i konsolidimit demokratik, përmirësimi i sundimit të ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe krijimi i një ekonomie funksionale të tregut.
Hoxha tha se beson që institucionet e BE-së, do të vazhdojnë të bëjnë për perspektivën evropiane të vendit tonë, si për të gjithë rajonin, perspektivë dinamike, konkrete dhe e arritshme.
Ajo tha se për Kosovën rruga është e qartë, anëtarësimi në BE me besimin se Bashkimi Evropian duhet të përqendrojë politikën e jashtme në procesin e zgjerimit.
“Politika e zgjerimit të BE-së, duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme. Ne presim që institucionet e BE-së do të sigurojnë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE. Konsideroj se në këtë fazë, uniteti duket më i rëndësishëm se kurrë”, tha Hoxha.
Në këtë proces ka shumë sfida dhe mundësi, theksoi ministrja, duke vënë në pah se institucionet e Kosovës dhe të BE-së duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të përdorur mundësitë duke ri-theksuar perspektivën e Kosovës në BE, si e vetmja rrugë përpara për Kosovën.
“Më lejoni të theksoj angazhimin e Qeverisë së Kosovës në të gjitha proceset që lidhen me agjendën evropiane, duke përfshirë dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe lehtësimin e udhëtimit të lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.
“Ne presim që Kosova të jetë gati në të njëjtën kohë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me BE-në. Perspektiva e BE-së duhet të shihet në të njëjtën mënyrë për tërë Ballkanin Perëndimor. Kosova nuk është ndryshe nga shtetet tjera dhe planet e zgjerimit duhet të përfshijnë Kosovën. Qytetarët e Kosovës shpresojnë të jenë pjesë e familjes së BE-së. E vetmja mënyrë që rajoni të jetë i qëndrueshëm është përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në një paketë në planet për zgjerim. Kosova nuk duhet të jetë e izoluar apo e ndarë nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Hoxha.
Në këtë konferencë ndërkombëtare, Hoxha po merr pjesë edhe në cilësi të panelistës dhe tryeza të diskutimeve dhe punëtorive, dedikuar Strategjisë për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe perspektivës së zgjerimit në vendet e Ballkanit perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë