LAJMI I FUNDIT:

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit kundër Sami Lushtakut (Foto)

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit kundër Sami Lushtakut (Foto)

Në mesin e të 7 asamblistëve të shkarkuar me vendimin e degës së PDK-së në Skenderaj, është edhe vajza e Zenun Kodrës, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.

Kodrës, nuk i ka pëlqyer aspak vendimi që ka ndërmarrë dega në krye me Sami Lushtakun, gjë të cilën e tregoi në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ai përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka bashkangjitur disa fotografi ku shihet në shoqëri me komandantin legjendar Adem Jashari dhe me bashkëluftëtarë të tjerë, shkruan magazina.al


“Një ndejë në kullën e Komandantit Legjendar Adem Jashari me shokët Fadil Kodrën , Xhemë Kodrën dhe Beqir Mehen (tani dëshmor), duke biseduar rreth organizimit te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kodra.

Ndryshe, ditë më parë kryesia e degës së PDK-së në mbledhjen e udhëhequr nga Kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin Komunal të Skenderajt, përfshirë edhe nënkryetarin Bekim Haxhiu.