LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Deklaratat e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë

Hoxhaj: Deklaratat e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili gjatë së shtunës tha se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Twitter ka shkruar se deklaratat e tilla janë kërcënim për Kosovën, shkruan Telegrafi.

“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim”, ka shkruar Hoxhaj.


Tutje, ai ka thënë se përgjegjës për sigurinë në Kosovë janë institucionet si FSK-ja, KFOR-i dhe EULEX.

“Gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe e qëndrueshme. Institucionet përgjegjëse për siguri janë Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe Eulex-i”, përfundon postimi Hoxhajt.

Vulin kishte deklaruar se “ushtria serbe do t’i mbajë të sigurt serbët e Kosovës”. /Telegrafi/