LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj-Vuçiqit: BE-ja, i vetmi treg i përbashkët i Ballkanit

Hoxhaj-Vuçiqit: BE-ja, i vetmi treg i përbashkët i Ballkanit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur përsëri presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me deklaratat e tij për tregun e përbashkët të bëra në Davos, ku edhe e ka pranuar se ishte ideja e tij krijimi i një tregu të përbashkët.

“Vazhdoj ta promovoj idenë time për një treg të përbashkët në Ballkan”, ka thënë Vuçiq, citojnë mediat serbe.

Përmes llogarisë në Twitter, Hoxhaj e ka refuzuar kategorikisht idenë e tregut të përbashkët në Ballkan, i cili është ide me qëllimin e vetëm, kthimin e dominimit të Serbisë në aspektin ekonomik në rajon.


“Falemnderit, por jo. Falemnderit. Kurrë nuk do të ketë Jugosllavi të re dhe i vetmi treg i përbashkët i Ballkanit, do të jetë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Ideja e tregut të përbashkët, e iniciuar nga Vuçiç, nga është konsideruar e dëmshme për Kosovën, pasi që do t’i ulte ndjeshëm të ardhurat nga doganat, ndërkohë që përfitimet më të mëdha nga shtetet e Ballkanit do t’i kishte Serbia.

Këtë ide e kishte kundërshtuar Isa Mustafa, atëherë kryeministër i Kosovës, si dhe zëvendëskryeministri Hoxhaj, kur mbante pozitën e Ministrit të Jashtëm. /Telegrafi/