Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian, thotë ze Bashkimi Evropian (BE) duhet të qartësojë pozicionin për Kosovën. “Strategjia e zgjerimit pritet që të publikohet në fillim të muajit shkurt nga Komisioni Evropian për Kosovën nuk ka parasheh perspektivë të qartë”, thotë ministrja Hoxha.
Ministrja thotë se ky dokument nga institucionet vendëse është konsultuar vetëm si draft dhe është në hartim e sipër, por ajo thotë se vazhdimisht ka kërkuar që të definohet se cili është plani i BE-së sa i përket integrimit të Kosovës.
“Ne kemi pasur qasje në një draft të mëhershëm, i cili është në përpunim e sipër, pra në hartim e sipër dhe është e vërtetë se aty nuk ka qenë një gjuhë e qartë e precizuar në lidhje me perspektivën e Kosovës, është në gjuhë shumë të përgjithësuar, Kosova ka perspektivë të qartë në BE, por me aq ka përfunduar e gjithë prognoza se ku do të jetë Kosova”, tha ajo, për Ekonomia Online.
“Edhe në takimet e mija që kam pasur qoftë me komisionarë, qoftë me ambasadorë, qoftë me përfaqësues të tjerë të institucioneve të Bashkimit Evropian, kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që Kosova të përfshihet me një gjuhë shumë më të qartësuar, shumë më të definuar se çka janë planet për zgjerim të Kosovës dhe nuk është shumë rastësisht që ne po e përmendim që vitin 2018 po aplikojmë për status të kandidatit, sepse dëshirojmë që ta bëjmë me dije që Kosova është e përcaktuar që të shkojë përpara në këtë proces”, shprehet Hoxha.
E para e Integrimit Evropian në vend thotë se institucionet janë të përkushtuar që të përmbushin obligimet e marra.
Sipas saj, përparim duhet të bëhet sidomos në sektorin e sundimit të ligjit në mënyrë që të qartësohet e ardhmja e vendit në strategjinë e zgjerimit.
“Me procesin e integrimit janë të ndërlidhura një sërë kriteresh dhe reformash të cilat Kosova duhet t’i plotësojë dhe ne kemi ende në fuqi ERA apo Agjendën Evropiane të Reformave ku kemi pasur sfida në implementimin e saj, pra nuk është se mund të mburremi edhe shumë me atë çka kemi arritur”, tha ministrja.
“Prandaj është mirë që këtë kohë, muajt në vijim javët në vijim t’i shfrytëzojmë dhe të kalojmë legjislacion qoftë në sundim të ligjit qoftë në sektorët tjerë, ta kalojmë legjislacionin në Kuvend dhe ta miratojmë në mënyrë që pastaj ta rrisim gjasën që Kosova të portretizohet dhe të qartësohet e ardhmja e Kosovës në strategjinë për zgjerim e cila do të publikohet në shkurt”, tha ajo.
Hoxha vlerëson se integrimi i shteteve në BE është proces individual, por që duhet vullnet politik në këtë drejtim.
“Ne duhet të përmbushim detyrat në mënyrë që të vlerësojmë sa e drejtë apo e padrejtë po tregohet BE ndaj Kosovës”, vlerëson ajo.
“Rruga për në BE varet nga detyrat dhe reformat që një vend i bën, pra është një rrugë individuale, por në anën tjetër edhe ne si Kosovë duhet ta shohim këtë në një kontekst më të gjerë, sepse Kosova është e fundit që ka marrë MSA-në, ka ratifikuar atë është e fundit që për shembull është e pavarur. Ne duhet t’i bëjmë detyrat tona dhe pastaj të shkëmbejmë qëndrimet tona me Bashkimin Evropian se a është e drejtë apo e padrejtë. Ne duhet t’i bëjmë detyrat tona së pari, me pak vullnet politik ne mund ta bëjmë këtë”, vlerësoi Hoxha.
Në fund të vitit qeveria ka thënë se do të aplikohet për statusin e vendit kandidatë për në BE, Hoxha thotë se aplikimi është për përcaktim i vullnetit institucion për përafrim me unionin.
Ndonëse thotë se nuk mund të përcaktohet një kohë se deri kur Kosova mund t’i bashkohet unionit, duke marrë si shembull Maqedoninë e cila që nga viti 2004 është shtet kandidatë.
“Aplikimi për status të kandidatit nuk është një çështje që pak a shumë të rezervon apo ta rezervon rrugën për në BE, është një përcaktim i vullnetit, një përcaktim i objektivave tua të qarta si shtet që dëshiron të bëhesh shtet anëtar i Bashkimit Evropian, por në anën tjetër e gjithë kjo varet se sa shpejtë mund t’i bëjmë detyrat tona, sa shpejtë mund t’i përmbushin standardet dhe kriteret”, tha Hoxha.
“…Maqedonia është shtet kandidat që nga viti 2004, por në anën tjetër po e shohim që në kohën kur Maqedonia ka qenë kandidat, Mali i Zi apo vendet e tjera të cilat tani janë në një stad më të avancuar nuk kanë qenë askund në atë kohë, pra rruga është individuale dhe sa më tepër që ne të avancojmë drejt kësaj rruge, sa më tepër që i plotësojmë kriteret mund të ecim përpara”, tha Hoxha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë