Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, shpalosën sfidat e të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset.
Kryetari i OAK-ut, Skender Krasniqi, ka përmendur sfidat e të bërit biznes, duke adresuar edhe disa kërkesa specifike, sikurse janë përmirësimi i klimës së të bërit biznes, në aspektin politik dhe ekonomik, krijimi i ofertave për të bërë biznes, në mënyrë që të tërheqim investitor të huaj, ofrimi i përkrahjes për bizneset ekzistuese të qëndrueshme.
Po ashtu ai ka përmendur edhe aktivizimin e gjykatës ekonomike, riaktivizimi i bordit të ankesave brenda ATK-së, formimin e një bordi të ankesave ndaj inspektoratit të punës, problemi i energjisë, që ka të bëjë me çmimin shumë të lartë për bizneset dhe reduktimet e saj.
Ndër problemet tjera, Krasniqi ka përmendur edhe atë me pagesat, ku ka kërkuar që pagesat e TVSH-së të bëhen me rastin e inkasimit të mjeteve dhe jo me faturim, ashtu siç është rregulluar për kompanitë publike vite me parë.
Në këtë takim ai kërkoi që bizneset të mos vazhdojnë të detyrohen të mbledhin tatime për ATK-në dhe që të ndërmerren masa ndaj konkurrencës jolojale.
Gjithashtu Oda e Afarizmit të Kosovës i shfaqi edhe disa probleme që kanë disa biznese, anëtarë të OAK-së, siç është rasti i një biznesi me pronën ku është investuar mbi 10 milion euro dhe problemi me Minierën e Goleshit e cila po hynë në vitin e tretë të ndërprerjes me polici nga ana e AKP-së, disa ditë para se të startoj punën.
Pronarët e kësaj miniere kishin planifikuar hapjen e mbi 700 vendeve të punës në Komunën e Lipjanit me çka do të përfitonte shumë kjo Komunë dhe Kosova në përgjithësi.
Zëvendëskryeministrit Limaj iu sqarua në detale ky problem edhe u informua se nëse ky rast shkon në arbitrazh, Kosova do të humbë mbi 100 milionë euro.
Ndërsa nënkryetari i OAK-ut, Arsim Selmonmusaj theksoi edhe çështjen e bizneseve pasive të cilat nëse brenda 3 muajve nuk e deklarojnë mbylljen ose falimentimin, të ndëshkohen nga shteti për këto veprime dhe të obligohen me ligj që të kryejnë të gjitha obligimet që ata kanë.
Kërkesat e OAK-së Limaj i mirëpriti duke i cilësuar si mjaft të nevojshme për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, ku ndër të tjera theksoi faktin se roli i Odës së Afarizmit të Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe mund të kontribuoi shumë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
Ai tregoi edhe për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar klimën e të bërit biznes, siç janë Ligji mbi investimet strategjike, vendimet për lirimin nga dogana të lëndës së parë dhe pajisjeve teknologjike dhe vendimin për ndërprerjen e shitjes së pronave bujqësore nga ana e AKP-së.
Limaj theksoi gjithashtu se Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që të vazhdojë me marrjen e vendimeve në interes të biznesit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me komunitetin e biznesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërprehet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë