LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Mund të më shkarkoj veç Kadri Veseli

Haxhiu: Mund të më shkarkoj veç Kadri Veseli

Kryesia e degës së PDK-së në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të shkarkojë nënkryetarin e degës në Skenderaj, Bekim Haxhiun dhe të përjashtojë shtatë anëtarë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Haxhiu, i cili deklaroi se “nuk mundet Sami Lushtaku me djalin e tij e me disa anëtarë të më shkarkojë”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ky vendim është me fuqi zero dhe antiligjor, pasi ai nuk është nënkryetar i Sami Lushtakut, por i PDK-së.


“Për shkarkim vendos niveli qendror. Unë vazhdoj të jem në pozitën që kam qenë dhe vazhdoj të punoj edhe më fuqishëm në PDK. Jam deputet i PDK-së që tre mandate, nga më të votuarit. Jam anëtar i Këshillit Drejtues në qendër”, ka thënë Haxhiu dhe ka shtuar se PDK nuk është dinasi e akujt.

Por, Insajderi ka kontaktuar me Sami Lushtakun dhe ai ka dhënë një tjetër version.

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Skenderaj deklaroi se vendimi për shkarkimin e shtatë anëtarëve të degës është marrë për shkak se të shkarkuarit kanë ndikuar në përçarje brenda partisë.

PDK shkarkon Bekim Haxhiun nga pozita e nënkryetarit në Skenderaj dhe përjashton nga partia shtatë anëtarë
Lexo po ashtu PDK shkarkon Bekim Haxhiun nga pozita e nënkryetarit në Skenderaj dhe përjashton nga partia shtatë anëtarë

“Është vendim i Kryesisë së partisë. Ka ndikuar për përçarje në Partinë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku për Insajderin.

Ai tregoi se ky vendim është marrë me vota unanime të anëtarëve të Kryesisë së PDK-së në Skenderaj.

I pyetur nëse vendimi mund të jetë i kthyeshëm, në rast të ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ai deklaroi se kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë.

“Vendimet e mija vetëm unë mundem e i kthy, e jo dikush tjetër”, ka deklaruar Lushtaku.

Përveç Haxhiut, PDK në Skenderaj ka shkarkuar edhe shtatë asamblistë të vet në komunë.

Anëtarët e përjashtuar të PDK-së në Skenderaj janë:

1. Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3. Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5. Sami Aruqi, 6. Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori