LAJMI I FUNDIT:

Amanatidis: Kërkohet një emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm për Maqedoninë

Amanatidis: Kërkohet një emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm për Maqedoninë

Zv. ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, Yanis Amanatidis ka deklaruar se ka parametra tjerë që do ta përcaktojnë rrjedhën e bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën për Sky, Amanatidis nuk e ka përjashtuar termin “Maqedonia”, si pjesë e propozimit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas tij, më shumë se 140 shtete e kanë njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, duke shtuar se qëllimi i Athinës është një emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm, pra që do të përdoret edhe në Maqedoni, por edhe jashtë./Telegrafi/