LAJMI I FUNDIT:

Rohani: Trump “ka dështuar” në prishjen e marrëveshjes bërthamore

Rohani: Trump “ka dështuar” në prishjen e marrëveshjes bërthamore
Iran's President Hassan Rouhani speaks during an extraordinary meeting of the Organisation of Islamic Cooperation (OIC) in Istanbul, Turkey, December 13, 2017. REUTERS/Erhan Elaldi/Pool

Presidenti Iranian, Hassan Rohani ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump “ka dështuar në prishjen” e marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore, derisa e ka përshëndetur marrëveshjen si “fitore të qëndrueshme” për Iranin.

Gjatë një transmetimi të drejtëpërdrejtë në televizionin shtetëror, ai ka thënë se, “Trump pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme, ka dështuar në prishjen e marrëveshjes”.

Me këtë rast ai i është referuar marrëveshjes së vitit 2015 që Irani ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën.


Trump ka thënë më 12 janar se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga marrëveshja në rast se shtetet evropiane që kanë e kanë nënshkruar atë, nuk i rregullojnë “të metat e tmerrshme” të kësaj marrëveshje.

Vendet e tjera që janë pjesë e kësaj marrëveshje, i kanë bërë thirrje SHBA-së, t’i përmbahet paktit.

Me anë të një deklarate, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për “respekt të duhur” për marrëveshjen bërthamore.

Teherani ka thënë se kundërshton çdo modifikim të marrëveshjes së vitit 2015, në të cilën kërkohet frenimi i aktiviteteve bërthamore të Iranit në shëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Trump ka thënë më 12 janar se do të vazhdojë lehtësimin e sanksioneve, mirëpo ka dhënë afat 120 ditë për t’u bërë ndryshime, ose SHBA-ja do të heqë dorë nga ajo.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një bisede telefonike, i ka thënë gjatë ditës së djeshme Macronit se Evropa duhet të jetë “e mençur” në ndryshimin e marrëveshjes nukleare, pasi sipas tij do të rriteshin mundësitë që të ajo të mbetej në zbatim.

Sipas deklaratës së publikuar nga zyra e Netaynahut, lideri izraelit, i ka thënë po ashtu presidentit francez, Macron, se “deklaratat e Trumpit duhet të merren seriozisht dhe kushdo që dëshiron të ketë marrëveshje bërthamore duhet të jetë aq i mençur dhe ta rregullojë atë”.

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori