LAJMI I FUNDIT:

Deponia ‘Drislla’ ka 17 që vjet nuk i plotëson kushtet ekologjike

Deponia ‘Drislla’ ka 17 që vjet nuk i plotëson kushtet ekologjike

Drejtori i deponisë Drislla, Goran Angellov pohon se furra për djegien e mbeturinave mjekësore që është donacion i Britanisë së Madhe, nuk ndot. Në të kundërtën e qëndrimit të tij, gazeta britanike “Guardian” që në vitin 2001 paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar i ka dhuruar Maqedonisë furrë toksike, e cila që para 17 viteve nuk i ka plotësuar kushtet e shtetit ishullor.

Pasi opinioni u njoftua me faktet rreth furrës në fjalë, e njëjta nuk funksionon me kapacitet të plotë. Në të do të instalohen filtra ujorë që duhet ta ulin ndotjen.

“Furra për djegien e mbeturinës mjekësore, donacion nga Britania e Madhe, për momentin nuk punon. Është fikur pas Vitit të Ri, por ka mundësi që përsëri të aktivizohet dhe të bëhet djegia e mbeturinës mjekësore, e cila për momentin grumbullohet në Drisllë. Furra do të punojë, por me kapacitet më të vogël. Në ditë kjo furrë mund të djegë 2 deri 3 ton mbeturinë mjekësorë”.


Angelov paralajmëroi se deri kah mesi i vitit, do të merret një furrë e re për djegien e këtyre mbeturinave, që do t’i plotësojë standardet ekologjike. Ndërsa në terren, objekti ku duhet të vendoset është në fazë karabine dhe gjendet përballë furrës së vjetër britanike. Sipas informacioneve, gjatë vitit në Drisllë digjen mes 500 dhe 700 ton mbeturinë mjekësore ndërsa për të shkatërruar një kilogram kushton 56 denarë. Skandali me furrën toksike lëshoi alarmin tek organizatat joqeveritare që merret me çështje ekologjike. “Go Green” do të kërkojë që në Drisllë të ketë ditë të hapura, ku qytetarët do të mund të kenë qasje në punën e deponisë. Ata dyshojnë se në këtë furrë krahas mbeturinës mjekësore, digjen edhe substanca tjera të rrezikshme.

“Nuk e dimë për mbeturina tjera, a ka pasur dhe prej kur janë djegur dhe mendoj se kjo ngre dyshime. Nëse organizohen ditë të hapura, e tërë kjo mund të zbardhet, nëse nuk ka gjëra që kanë ndikuar në ndotjen e ajrit, atëherë do të dimë se çfarë ndodh më saktë “,  deklaroi Antonio Jovanovski, “Go Green”.

Pas inspeksionit në Drisllë, kjo deponi u dënua me 8500 euro për mosrespektim të standardeve ekologjike. Zëvendës- ministri i ambientit jetësorë, Jani Makraduli dje siguroi se prej vitit 2013 deri në vitin 2017-të, në vend nuk është futur mbeturinë mjekësore nga jashtë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori