LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka rrezatim në “Drislla”, vërteton mbikëqyrja e kryer në deponi

Nuk ka rrezatim në “Drislla”, vërteton mbikëqyrja e kryer në deponi

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor sot ka kryer mbikëqyrje të çrregullt të deponisë për mbeturina komunale “Drislla” në Shkup. Është vërtetuar se respektohet vendimi për ndërprerje të punës së inceleratorit – furrës speciale për djegie të mbeturinave mjekësore. Nga 1 janari 2018 deri më sot furra nuk është në funksion, ndërsa mbeturinat mjekësore që arrijnë në deponi vendosen në kontejnerë.

Zv.ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli informoi se Drejtoria për siguri nga rrezatimi ka kryer mbikëqyrjen e duhur në “Drislla” dhe tha se në deponi nuk është vërejtur prani e rrezatimit, duke shtuar se në Maqedoni nga viti 2013 deri në vitin 2017 nuk kanë hyrë mbeturina mjekësore nga jashtë.

Deponia “Drislla” është vendi i vetëm në Maqedoni ku nëpërmjet të inceleratorit trajtohen mbeturina mjekësore dhe për shkak të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, nga koncesioneri i deponisë është kërkuar furnizimi me furrë të re, ndërsa deri në furnizim duhet të vendosen filtra.


Makraduli shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e zgjidhjes së veçantë për çështjen e mbeturinave mjekësore, pra, ato të trajtohen në vetë institucionet mjekësore, gjegjësisht në vendin ku krijohen ato mbeturina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori