LAJMI I FUNDIT:

Krijohet komitet qeveritar për bujqit e Maqedonisë

Krijohet komitet qeveritar për bujqit e Maqedonisë

Bujqit dhe agroafaristët kanë siguruar edhe një trup qeveritar në funksionimin e punëve të tyre dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe ujrave, komiteti do të punojë edhe në drejtim të nxjerrjes në pah të perspektivave evropiane të agrarit të Maqedonisë.

Ideja për formimin e komitetit ka të bëjë me rëndësinë e prodhimeve bujqësore si degë strategjike që ka të bëjë me 200 mijë familje bujqësore që varen nga situata në sektorin agrar./Telegrafi/