LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet tërmet në Dojran

Regjistrohet tërmet në Dojran

Tërmet me fuqi prej 3.3 sipas shkallëve Rihter këtë mëngjes është regjistruar në Dojran, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik i Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

“Rrjeti sizmologjik telemetrik në Maqedoni, sot (5 janar) në orën 04:06 ka regjistruar tërmet, i cili ishte me epiqendër në rajonin e Dojranit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditëve të fundit në Dojran janë regjistruar disa tërmete, ndërsa më i fuqishmi ka qenë 5 shkallë Rihter./Telegrafi/