LAJMI I FUNDIT:

Rutinë ‘satanike’ për rritje të muskujve dhe definim të trupit (Video)

Rutinë ‘satanike’ për rritje të muskujve dhe definim të trupit (Video)

Për ta cituar edhe Leonidasin në filmin ‘300’… “Sonte, darkojmë në Ferr!” Kjo rutinë ushtrimore e ka marrë emrin “rutinë satanike”, për shkak të strukturës ‘666’. Pra gjashtë lëvizje për gjashtë sete nga gjashtë përsëritje.

Ekspertët deklarojnë se kjo rutinë e shpejton metabolizmin, gjë që siguron djegien e dhjamit edhe pasi t’i keni përfunduar ushtrimet, transmeton Telegrafi.

Kjo rutinë nuk është aspak e lehtë, megjithatë provojeni, dhe nëse ia dilni, nuk do të zhgënjeheni!


‘Barbell deadlift’ – 6 sete, 6 përsëritje, pushim 10 sekonda

‘Chin Up’ – 6 sete, 6 përsëritje, pushim 10 sekonda

‘Barbell bulgarian split squat’ – 6 sete, 6 përsëritje, pushim 10 sekonda

‘Barbell bent over row’ – 6 sete, 6 përsëritje, pushim 10 sekonda

‘Power thruster’ – 6 sete, 6 përsëritje, pushim 10 sekonda

‘Dips’ – 6 sete, 6 përsëritje, pushim 10 sekonda