LAJMI I FUNDIT:

Ivica Daçiç: Nëse SHBA-ja bëhet pjesë e dialogut, ne do ta thërrasim Rusinë

Ivica Daçiç: Nëse SHBA-ja bëhet pjesë e dialogut, ne do ta thërrasim Rusinë

“Në vitin 2018 do të vazhdojë aksioni intensiv diplomatik në mënyrë që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100”.

Kështu thotë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Sipas tij, Serbia, me ndihmën e miqve, do t’iu bëjë ballë sulmeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s dhe Interpolit.

Daçiq thotë se në vitin e ardhshëm do të bëjnë përpjekje edhe për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit me Rusinë, transmeton lajmi.net.


Ai për Sputnik ka thënë se në mesin e katër sfidave kryesore të politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2018 janë edhe rruga drejt BE-së, partneriteti me SHBA-në, neutraliteti ushtarak dhe “ruajtja” e Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se këtë vit kanë filluar edhe tërheqjet e njohjeve për Kosovë, mirëpo nuk përmend faktin se një muaj më parë Kosova është njohur nga Madagaskari.“Dhe këtu nuk do të jetë fund”, ka theksuar ai.

Serbia, thotë ai, është e përkushtuar për dialog me Kosovën, por nëse dikush insiston për ndryshimin e formatit të bisedimeve të Brukselit dhe aty të përfshihen SHBA-të, Beogradi do të kërkojë që në këtë proces të jetë edhe Rusia.“Për këtë e kemi marrë mbështetjen edhe të presidentit Vladimir Putin.

Serbia është e gatshme që të arrihet deri të një marrëveshje e pranueshme për të gjithë. Serbia nuk është e gatshme të heqë dorë nga Kosova. Në këtë luftë nuk jemi të vetëm. Para se gjithash, me neve është Rusia e cila nuk do të lejoj që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Daçiq.