LAJMI I FUNDIT:

AKP e Recep Tayyip Erdoğan së shpejti me përfaqësi edhe në Maqedoni

AKP e Recep Tayyip Erdoğan së shpejti me përfaqësi edhe në Maqedoni

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi do të hapë përfaqësi në SHBA, Gjermani, Francë, Rusi, Britani, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i AK Partisë Përgjegjës për Marrëdhënie të Jashtme, Mehdi Eker, tha se rregullorja e partisë lejon hapjen e përfaqësive edhe jashtë vendit dhe në këtë mënyrë, me udhëzim të kreut të partisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan, kanë nisur aktivitetet për hapjen e përfaqësive në shtatë shtete, konkretisht nëntë qytete.

Eker tha se përfaqësitë fillimisht do të hapen në SHBA, Gjermani, Francë, Rusi, Britani, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.


“Gjithsesi, rregullorja jonë parasheh organizim jashtë vendit, proces gjatë të cilit ne marrim parasysh ligjet e atyre vendeve. Mbase në secilin vend do të jetë institucion i veçantë juridik, diku shoqatë, diku fondacion, diku drejtpërdrejt përfaqësi, e diku grup social. Janë duke u zhvilluar punime në këtë drejtim”, njoftoi Eker.

Ai shtoi se vendet në të cilat do të hapen përfaqësitë do të përbëjnë një pikë zyrtare kontaktesh si me shtetasit turq, njashtu edhe me partitë politike dhe qeveritë.

Duke folur për shkaqet për të cilat fillimisht kanë përzgjedhur shtatë shtetet e lartëpërmendura, Eker tha: “Janë rajone që na interesojnë, qendra globale, si për shembull Washingtoni dhe New Yorku. Shtetet e Ballkanit janë shtete ku ne kemi bashkatdhetarë, kemi marrëdhënie intensive ekonomike dhe tregtare dhe kontakte të nivelit të lartë. Të rëndësishme janë edhe në aspektin rajonal, por edhe në aspektin e marrëdhënieve kulturore. Vendet që kemi caktuar janë vendi ku ne si AK Parti duhet të ndodhemi nga aspekti politik, ekonomik dhe kulturor”.

Eker po ashtu tha se AK Parti përbën një koncept civilizimi, duke shtuar se ajo nuk përbëhet vetëm nga një program koncepti i së cilës ka të bëjë vetëm me pjesën brenda kufijve të Turqisë.

“Ka një koncept global, koncept të njerëzimit, civilizimit. AK Parti është parti idealesh, pikëpamjet e së cilës kanë të bëjnë plotësisht me paqen e tërë botës dhe sigurinë globale. Rrjedhimisht, prania e përfaqësive të një partie të tillë në qendrat e rëndësishme botërore dhe përdorimi i tyre në mënyrë ligjore si pikë kontaktesh është tejet e natyrshme”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori