LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle të shtuara të Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor

Kontrolle të shtuara të Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor

Inspektorë të inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor(IShMJ) sot në terren janë duke kryer kontrolle të përforcuara mbi subjektet juridike që posedojnë Leje të integruara ekologjike A, informouan sot nga IShMJ.

Këto aktivitete janë ndërmarrë si rezultat i pragut të alarmimit për tejkalimin e vlerës prej 200 mikrogramë në metër kub të grimcave PM10 në ajër gjatë dy ditëve të kaluara, të definuar në Rregullativën për vlera kufitare për nivele dhe lloje të substancave ndotëse të ajrit dhe nivele të alarmimit.

Ky prag i alarmimit, siç thonë nga Inspektorati, është i tejkaluar në Shkup në pikat matëse Rektorat dhe Lisiçe dhe në Tetovë.


Nga Inspektorati informojnë se në rast se ka nevojë, ekipet e inpektorëve do të përforcohen edhe me inspektorë nga qytetet tjera nga vendi./Telegrafi/