LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka krizë insuline në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka krizë insuline në Maqedoni

Në lidhje me çështjen e insulinës, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se në Maqedoni nuk ka krizë për insulin.

Sipas tyre, përmes një donacioni nga një kompani prodhuese të insulinës, janë siguruar sasi të mjaftueshme insuline. Ministria kërkon nga pacientët me diabet që të jenë të qetë pasi që ilaç për diabet ka.

Ministria bën të ditur se janë duke punuar për një zgjidhje të re ligjore që do të pengoj shfaqjen e problemeve të këtilla, ose të ngjashme, në të ardhmen./Telegrafi/