Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, me ftesë të Princit Turki Al Faisal, ku po zhvillon agjendë të ngjeshur takimesh si dhe ka mbajtur një ligjëratë në Qendrën e Mbretit Faisal për Hulumtime dhe Studime Islame.
Gjatë takimit me Princin Turki Al Faisal, Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen ndaj Arabisë Saudite për mbështetjen në njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa është shprehur i zhgënjyer me mos mbështetjen dhe mos solidarizimin e shumë shteteve të tjera arabe për Kosovën.
Me Princin Turki Al Faisal, Hoxhaj ka diskutuar edhe për zhvillimet më të fundit në Evropë dhe Lindje të Mesme.
“Kur është shpallur pavarësia e Kosovës, kemi pritur që do të kemi një valë mbështetjeje dhe njohjeje nga shtete arabe dhe islame, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo mungesë solidariteti ka zhgënjyer qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës tej mase”, ka thënë Hoxhaj.
Duke e ripërsëritur këtë qëndrim edhe gjatë ligjëratës, Hoxhaj ka folur për marrëdhëniet që ka ndërtuar Kosova me shtetet arabe në 10 vjetët e shtetësisë.
“U jemi shumë mirënjohës shteteve anëtare të Ligës Arabe dhe atyre të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, por në të njëjtën kohë, është absurde se si pas dhjetë vjetësh pavarësi, shumë shtete arabe ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo tregon se këto vende nuk kanë treguar solidaritet as me shtetin e Kosovës dhe as me popullin e Kosovës, madje flet për një mos-mbështetje të së drejtës sonë për vetëvendosje dhe dinjitet njerëzor”, ka thënë Hoxhaj gjatë ligjëratës në Qendrën e Mbretit Faisal për Hulumtime dhe Studime Islame.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se është koha e fundit që shtetet jo njohëse, anëtare të Ligës Arabe, ta njohin Kosovën.
Po ashtu, me të njëjtën kërkesë, Hoxhaj iu drejtua edhe shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Hoxhaj u shpreh se për t’u bërë shtet anëtar i OKB-së, Kosovës i duhen sa më shumë njohje, duke theksuar se kjo do të ishte kompletim i sovranitetit të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë