LAJMI I FUNDIT:

“Propozim-ligji nuk është reformë thelbësore në fushën e ndjekjes së komunikimeve në Maqedoni”

“Propozim-ligji nuk është reformë thelbësore në fushën e ndjekjes së komunikimeve në Maqedoni”

Formimi i Agjencisë Teknike Operative për ndjekjen e telekomunikimeve, sipas ish shefit të kontrollit të brendshëm Voisllav Zafirovski, përfaqëson vetëm një zbukurim, por jo reformë thelbësore në këtë fushë. Sipas tij, propozim-ligji, në formën që është tani, nuk garanton që pushteti ose persona të caktuar, nuk do ta keqpërdorin përsëri funksionin e këtij organi.

Seriozisht vlerësoj se kjo nuk është reformë por është vetëm zbukurim dhe se formimi i Agjencisë pothuajse asgjë nuk do të ndryshojë sepse edhe më tej, personat e njëjtë që e kanë punuar këtë punë deri tani do të vazhdojnë ta bëjnë edhe më tej. Në këtë kontekst, nuk kemi asnjë garanci që edhe më tej nuk do të keqpërdoret pajisja për ndjekjen e komunikimeve nga ana e individëve të caktuar ose nga ana e pushtetit qendror. Mendoj se këto mekanizma kontrolluese që janë paraparë me ligjin nuk mjaftojnë”, deklaroi për Alsat M ish-shefi kontrollit të brendshëm, Voisllav Zafirovski.

Vetë fakti që qeveria krijon institucion të pavarur, sipas Zafirovskit, është tregues që ekzekutivi edhe më tej është i interesuar për ta pasur nën kontroll atë. Ai kërkon të parashikohen mekanizma më të mëdha kontrolluese juridike dhe nga ekspertët mbi Agjencinë dhe funksionimin e saj.


Për mua, shumë më e rëndësishme është të ketë monitorim të vërtetë nga ekspertë, të personave nga fusha e teknikës dhe drejtësisë dhe ata të drejtohen nga një prokuror publik i veçantë që do të mund të bënte kontroll në këtë segment, në çdo moment që ai dëshiron. Dyshim plotësues mbi gjithë këtë, len fakti që nuk u zhvillua një debat më I gjerë publik, gjegjësisht debatet mbi modelin dhe mekanizmat kontrollues u zhvilluan në rrethene rreptësisht të mbyllura në kuadër të MPB-së”, shtoi Zafirovski.

Zafirovski vlerëson se në propozimet e Pribesë, nuk sugjerohet një model i këtillë i ndjekjes së komunikimeve. Në propozim ligjet e grupit të punës për reforma që siguroi Alsat, të cilat në Qeveri pritet të shqyrtohen të martën, parashikohet që Agjencia të monitorohet nga një Komision i veçantë në Kuvend, nga një grup i Sektorit Civil, nga Avokati i Popullit dhe nga Drejtoria për Mbrojtjen e të dhënave personave. Drejtori i Agjencisë parashihet të zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, gjegjësisht me konkurs publik paraprak. Sipas draftit, të punësuarit po ashtu mund të zgjidhen përmes konkursit publik ose të mbarten nga institucione të tjera. Ndërkohë propozim-ligjet nuk sqarojnë se çfarë do të ndodhë me pajisjet tjera të MPB-së, siç është rasti me pajisjet mobile për përgjim, të cilat në të kaluarën dyshohet se mund të jenë keqpërdorur.