LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup shpallet ndalesë ditore për futjen e mallrave në kryeqytet

Në Shkup shpallet ndalesë ditore për futjen e mallrave në kryeqytet

Këshilli i Bashkisë së Shkupit ka vazhduar me diskutimet rreth gjetjes së mënyrave për uljen e ndotjes së ajrit, që e rradhiti Shkupin ndër qytetet më të ndotura të botës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu, Këshilli ka vendosur ndalesë të shpërndarjes së mallrave nga ora 7:30 e deri në ora 18:00. Kjo ndalesë do të zgjatë deri më 31 mars dhe vlen për pjesët më të dendura të Shkupit.

Sjellja e mallrave do të lejohet nga mbrëmja e deri në mëngjes, kurse transportuesit nuk do të lejohen të ndalojnë më tepër se 15 minuta. Vendimi do të hyj në fuqi nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/


*Foto Ilustrim