LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosova pranoi 164 milionë euro gjatë vitit 2016

Hoxha: Kosova pranoi 164 milionë euro gjatë vitit 2016

Sot, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, u mbajt takimi i radhës i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donacioneve, ku u prezantuan të gjeturat kryesore të Raportit të Donacioneve për vitin 2016, si dhe prioritet e Qeverisë.

Të pranishëm ishin edhe Shefja e zyrës së BE-së, në Kosovë, Apostolova, ambasadori i ShBA-së, Z. Delawie të cilët mbajtën fjalë rasti, donatorë si dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, prezantoi Raportin vjetor për koordinimin e donacioneve për vitin 2016, duke i njohur të pranishmit dhe opinionin se janë alokuar 164 milion euro donacione, në formë të asistencës, me fokus në qeverisjen, shoqërinë civile, arsimin, përmirësimin e menaxhimit të ujërave dhe menaxhimin e ujërave të zeza, investimet në përmirësimin e infrastrukturës si dhe mbështetjen e bizneseve.


Donatorë më të mëdhenj, tha Ministrja, janë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Gjermania, dhe vendet tjera.

Më pastaj, Hoxha theksoi se shifrat e dedikuara sipas fushave, si vijon: Qeverisja dhe shoqëria civile me mbi 57 milionë, arsimi me 17.6 milionë, përmirësimi i menaxhimit të ujërave dhe ujërave të zeza me 14 milionë, investimet në përmirësimin e infrastrukturës 10 milionë, mbështetje bizneseve 9.5 milionë. /Telegraifi/