LAJMI I FUNDIT:

Profesori i edukatës fizike vdes në palestër

Profesori i edukatës fizike vdes në palestër

Në sallën e sporteve në Leposaviq është lënduar profesori i edukatës fizike i komunitetit serb, i cili është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit, ku është konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe në konsultim me prokurorin dhe familjarët e viktimës, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.