Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në seminarin me temë “Rëndësia e politikës së jashtme dhe të sigurisë Drejtimi i vendeve aspiruese me CFSP të BE-së: Sfidat dhe mundësitë” ka thënë se për Kosovën, rruga është e qartë, anëtarësimi në BE.
Hoxha ka thënë se janë të vetëdijshëm që procesi është sfidues dhe kërkon shumë punë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se procesi është sfidues dhe kërkon shumë punë dhe reforma për t’u ndërmarrë dhe Qeveria e Kosovës ka shprehur angazhimin e saj për këtë rrugë përpara”, ka theksuar ministrja Hoxha.
“Përfshirja e më shumë vendeve në familjen evropiane do t’u mundësojë vendeve të tilla që të arrijnë jo vetëm reformat në ekonomi por edhe forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Politika e zgjerimit të BE duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE më të plotë dhe më të qëndrueshme. Në këtë drejtim, ne presim që institucionet e BE-së do të sigurojnë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE. BE duhet ta konsiderojë zgjerimin si një mundësi për të bashkuar të gjitha vendet e Evropës, pasi që në këtë fazë uniteti duket më i rëndësishëm se kurrë”, ka thënë ministrja Hoxha.
Duke folur për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, Ministrja ka vënë në pah se forcimi i sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme është detyra kryesore e Kosovës në veçanti dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
“Vetëm duke forcuar sigurinë e brendshme mund të shpresojmë për një bashkëpunim më efektiv midis vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, ka theksuar Hoxha.
“Në këtë proces ka shumë sfida dhe mundësi, institucionet e Kosovës dhe të BE-së duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të përdorur mundësitë duke filluar me BE-në duke ri-theksuar perspektivën e Kosovës në BE, si e vetmja rrugë përpara”, deklaroi ministrja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë