LAJMI I FUNDIT:

Janakieskit vetja i duket viktimë që është dëmtuar nga ”bombat”

Janakieskit vetja i duket viktimë që është dëmtuar nga ”bombat”

Ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski sot në seancë të Gjykatës së Apelit ka thënë se ai është vetëm viktimë e përgjimit.

”Askund nuk thuhet se materialet nga përgjimet janë me interes publik që të cilësohen si prova në gjykim. Nëse i pranoni ata si prova atëherë askush, as qytetarët nuk do të ndjehen të sigurtë në të ardhmen” ka thënë Janakieski në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 1000 materiale në lëndët ”Titanik” ku janë të akuzuar 21 persona, mes tjerash edhe kryesia e OBRM-PDUKM-së.


Në këto lëndë, do të jetë në diskutim pasuria e zyrtarëve të kësaj partie. Deri tani në këtë lëndë është sjellë një vendim më i butë, marrja e pasaportave për të gjihtë të akuzuarit. /Telegrafi/