Janë 100 zyrtarë shtetërorë që do të fitojnë bursa nga Instituti për Menaxhment Ndërkombëtar në Izrael, në fushën e sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila nga 22-25 nëntor ka ligjëruar në Institutin për Menaxhment Ndërkombëtar.
Ajo këtë e ka bërë të ditur në profilin e saj në Facebook, ku ka treguar se ky institucion bashkëpunon me qeveritë e më shumë se 170 shteteve të botës, në ndërtimin e kapaciteteve në fushat, si siguria kombëtare, zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi shëndetësor.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Hoxhës:
“Prej 22 deri 25 nëntor pata privilegjin që të ligjëroj në Institutin për Menaxhment Ndërkombëtar në Izrael, institut ky i mirënjohur në Izrael i cili bashkëpunon me qeveritë e mëse 170 shteteve të botës në ndërtimin e kapaciteteve të tyre në fushat si siguria kombëtare, zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi shëndetësor. Isha e ftuar në cilësinë e Ministres së Integrimeve të Republikës së Kosovës por edhe si profesoreshë dhe eksperte e specializuar në fushën e sigurisë ndërkombëtare, inteligjencës dhe luftës kundër terrorizmit. Pata nderin që të ju ligjërojë studentëve të doktoratës që në të njëjtën kohë janë zyrtarë të lartë të shteteve të fuqishme afrikane si Nigeria, Angola, Tanzania dhe Botswana. Gjatë vizitës zyrtare në Izrael pata nderin që të takohem me shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të shtetit të Izraelit të cilët shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e sigurisë kombëtare dhe inteligjencës duke përfituar nga praktikat më të mira të shtetit të Izraelit. Unë theksova rëndësinë që të rinjtë e vendit tonë të përfshihen sa më shumë në aktivitete me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe tu ofrohet të rinjve tanë mundësia e shkollimit në Universitete dhe Institutet e Izraelit. Me kënaqësi ju njoftoj se kërkesa ime u pranua dhe si rrjedhojë nëpërmjet Institutit për Menaxhment Ndërkombëtar, Izraeli ofroi ndihmën e tij në formë të 100 bursave për zyrtarët shtetëror të Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë nacionale, teknologji, bujqësi, inovacion dhe menaxhment shëndetësor.
Ritheksoj, rëndësinë e shkollimit dhe shkëmbimit të përvojave të zyrtarëve tanë me vendet e tjera”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë