Rreth tre vjet pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Gjykata Themelore në Prishtinë, sot pritet ta shpall aktgjykimin ndaj ish-kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni Hoxha dhe dy të akuzuarve të tjerë, ekspertit shqyrtues në OSHP, Hysni Muhadri dhe kontabilistit të jashtëm të kompanisë “Conex”, Arsim Robelli.
Shpallja e aktgjykimit në këtë rast, është paraparë për orën 13:00.
Të tre të akuzuarit, gjatë gjithë procesit gjyqësor kishin mohuar pretendimet e prokurorisë që ata i ngarkon me veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe në rastin e të akuzuarit Robelli, me veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Prokurori special, Sylë Hoxha, në fjalën e tij përfundimtare, kishte thënë se pas mbajtjes së seancave, analizimit dhe vlerësimit të provave dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarve është vërtetuar gjendja faktike se të akuzuarit kanë kryer veprat që i ngarkon aktakuza.
Kurse, ish-kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha, në fjalën e tij përfundimtare, ka deklaruar se aktakuza ndaj tij ishte ngritur nga grupe të interesit që kishin pasur qëllim eliminimin e tij andaj kërkoi nga trupi gjykues që ta lirojë nga akuza.
Edhe mbrojtësja e të akuzuarit Hysni Muhadri, avokatja Rina Kika, kishte kërkuar nga trupi gjykues, që të mbrojturin e saj, të lirojë nga akuza pasi që të gjitha provat dhe dëshmitë, sipas Kikës, kanë dëshmuar se Muhadri është i pafajshëm.
Aktgjykim lirues për të mbrojturin e tij, kishte kërkuar edhe avokati Kujtim Kërveshi, i cili në këtë rast përfaqëson të akuzuarin Arsim Robelli.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) e ngarkon Hysni Hoxhën dhe Hysni Muhadrin për kryerje në bashkëpunim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, këtë vepër të pandehurit e lartcekur e kishin kryer në qershor të vitit 2013, Hoxha në cilësi të kryetarit të OSHP-së dhe njëherësh kryetar i Panelit Shqyrtues të Prokurimit, ndërkaq Muhadri në cilësi të ekspertit shqyrtues të OSHP-së.
Sipas dispozitivit të parë, dy të pandehurit, me dashje direkte i tejkalojnë kompetencat e tyre, pasi kompanisë së ndërtimit “Conex Group” me pronar Veton Fetahun, i sjellin dobi materiale në shumë prej 1,799,759,54 euro.
Në këtë rast, operatori ekonomik “NN Beni Construction & Jaha Company SHPK” në Viti, kishte parashtruar ankesë lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i lokaleve afariste në Qytezën Pejton”. Hoxha si kryetar i OSHP-së edhe pse i njoftuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) lidhur me disa të dhëna jo të favorshme për “Conex Group”, të njëjtët i kishte fshehur para dy panelistëve tjerë, të cilat kishin qenë të dhëna kruciale.
Me këtë rast, paneli kishte refuzuar ankesën dhe kishte urdhëruar autoritetin kontraktues për të lidhur kontratë me “Conex Group”. Lidhur me këtë, Muhadri, si ekspert i çështjes, nuk ka verifikuar pretendimet e paraqitura në ankesë lidhur me numrin e punëtorëve të paraqitur në ATK nga “Conex Group” përgjatë viteve 2010, 2011 dhe 2012. Madje, sipas pretendimeve të Prokurorisë, ai ka përpiluar raportin në atë mënyrë që ankesa të refuzohet, duke fshehur disa informata para panelit.
Në anën tjetër, aktakuza e ngarkon edhe Veton Fetahun, pronarin e “Conex Group” dhe Arsim Robellin, në cilësinë kontabilistit të jashtëm të kësaj kompanie. Këta akuzohen se në bashkëkryerje kanë falsifikuar dokumente. Përkatësisht, të dy kanë përpiluar dhe përdorur dokumente të falsifikuara lidhur me kontributet e punëtorëve dhe numrin e tyre të paraqitur në ATK, gjë që ka rezultuar me shpalljen e “Conex Group” si fitues të tenderit në fjalë.
Po ashtu, Veton Fetahu ngarkohet me veprën penale “mashtrim”, e që sipas dispozitivit i njëjti ka fshehur të dhëna, duke mos i paraqitur ato para panelit në mënyrë që të fitoi tenderin.
Fetahu ka bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë lidhur me veprat penale për të cilat akuzohet, marrëveshje e cila do të vlejë pas përfundimit të këtij procesi gjyqësor. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë