LAJMI I FUNDIT:

Me ndryshimet ligjore në Maqedoni, operatorët celular nuk do të kenë detyrim të sigurojnë kushte për përgjim

Me ndryshimet ligjore në Maqedoni, operatorët celular nuk do të kenë detyrim të sigurojnë kushte për përgjim

Ndryshimet në Ligjin për komunikimet elektronike të cilat janë vendosur për qasje publike në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar (RVEK), parashikojnë fshirje të nenit të kontestuar 175. Ai nen i obligonte operatorët celular të sigurojnë të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të mundësuar ndjekje të komunikemeve në rrjetet e tyre, në pajtim me Ligjin për ndjekje të komunikimeve.

Sipas zgjidhjes aktuale ligjore për të cilën u dorëzua nismë në Gjykatën kushtetuese, operatorët janë të obliguar që në shpenzim të tyre të sigurojnë dhe mirëmbajnë pajisje dhe të vendosin linja elektronike të komunikimit për përcjellje deri te organi kompetent për ndjekje të komunikimeve, me qëllim që të mundësohet ndjekja e komunikimeve në rrjetet e tyre.

Në sqarim shkruan se me këtë propozim-ligj realizohen rekomandimet e grupit të ekspertëve të lartë për çështje të sistemit nga sundimi i ligjit për ndjekjen e komunikimeve. Këta ndryshime ligjore bazohen në parimin e mbrojtjes së integritetit moral dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Normat e këtij ligji do të zbatohen me ndikim të shtyrë, më së voni deri më 1 nëntor të vitit 2018./Telegrafi/