LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq: Presim të formohet Asociacioni, siç është rënë dakord në Bruksel

Jevtiq: Presim të formohet Asociacioni, siç është rënë dakord në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq, sot në një takim me ambasadorin e Sllovenisë, Bojan Bertoncelj, tha se fillimi i themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) hap rrugën për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

“Fillimi i krijimit të AKS hap rrugën për vazhdimin e dialogut në Bruksel dhe presim që Asociacioni të formohet ashtu siç janë dakorduar palët në Bruksel”, tha ministri, duke shtuar se vetëm vazhdimi i dialogut mund të çojë në kushte më të mira jetese në Kosovë, transmeton Klan Kosova