Shpenzimet globale ushtarake në 2016 kanë arritur në 1.69 trilionë dollarë. Dhjetë vendet e para në renditje, me 73 për qind të kësaj shifre, janë SHBA, Kina, Rusia, Arabia saudite, India, Franca, Britania e Madhe, Japonia, Gjermania dhe Koreja e Jugut.
Shpenzimet e ushtrisë amerikane janë më të mëdha se ato të tetë vendeve të tjera së bashku, me pjesën tjetër që zë vetëm 27 për qind të shifrës.
Fondet e shpenzuara për ushtrinë, janë rritur me 5.7 për qind në Evropë në tërësi gjatë 10 viteve të fundit, me shifrën në 2016 që arriti në 334 miliardë dollarë, 2.8 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.
Britania e madhe dhe Franca së bashku kanë investuar rreth 55 miliardë dollarë në ushtritë e tyre, Gjermania, pak më pak, 40 miliardë dollarë dhe Spanja ka shpenzuar 14 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, kishte një dallim të dukshëm mes lindjes dhe perëndimit.
Shpenzimet e Evropës perëndimore u rritën me 6.2 për qind, ato të Evropës qendrore 4.2 për qind ndërsa shpenzimet e Evropës lindore janë rritur me 78 për qind mes 2007 dhe 2016.
Sipas ekspertëve, ka një numër arsyesh për këtë rritje, por intensifikimi i tensioneve mes Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës përmendet më shpesh si një arsye e rëndësishme për tendencën aktuale të rritjes së shpenzimeve ushtarake në Evropë.
Shpenzimet ushtarake të Rusisë në 2016 ishin 69.2 miliardë dollarë, një rritje prej 87 për qindësh që nga 2007. E kjo rritje sigurisht do të peshojë mbi ekonominë e saj që po përjeton rënie për shkak edhe të çmimeve të ulëta të naftës dhe gazit.
Ndërsa Kina, ka shpenzuar shifrën më të madhe për ushtrinë e saj në 2016 krahasuar me vendet e tjera të Azisë dhe Oqeanisë me një shifër prej 450 miliardë dollarësh.
Nuk ka të dhëna ndërkohë për shpenzimet ushtarake të 2016 për një numër vendesh të lindjes së mesme ndërsa vende si Katari, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Koreja e Veriut nuk publikojnë informacione për shpenzimet e tyre qeveritare në këtë fushë.
Në listë përfshihen edhe emiratet e bashkuara arabe, që janë nën 10-tshen e parë të shpenzuesve më të mëdhenj ushtarakë në botë. Arabia Saudite ndërkohë ka shpenzuar më shumë se të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, vitin e shkuar, duke u renditur e pesta në klasifikimin global me 61 miliardë dollarë. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë