LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pjesët gjashtë dhe nëntë të Planit 3-6-9 do t’i prezantohen komisarit Hahn

Maqedoni, pjesët gjashtë dhe nëntë të Planit 3-6-9 do t’i prezantohen komisarit Hahn

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin për punë të brendshme, Oliver Spasovski, ministrin e drejtësisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, do të jenë nikoqir të Komisarit për Zgjerim dhe për Politikë Fqinjësore të BE-së, Johannes Hahn. Takimi do të mbahet nesër, e hënë 20 nëntor, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Në takim, zëvendëskryeministri Osmani do të prezantojë pakot e reja për reforma Gjashtë dhe Nëntë, të cilat paraqesin plotësim të Planit 3-6-9, e në të cilat përfshihen reformat që dalin nga të gjitha gjetjet, rekomandimet dhe sugjerimet nga raportet e Komisionit Evropian, si dhe nga të gjitha institucionet tjera relevante të vendit dhe ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qasja e veçantë rreth reformave prioritare në fushat kyçe, në gjyqësor, reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike, në detaje do të prezantohen nga ministrat kompetent të resorëve, të cilët janë përgjegjës për përgatitjen dhe zbatimin e tyre, Spasovski, Saliji dhe Mançevski.


Osmani, eurokomesarit Hahn do t’ia prezantojë edhe pjesët kyçe të raportit për zbatimin e pjesës tre të Planit 3-6-9, i cili u kurorëzua me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të besueshme./Telegrafi/