LAJMI I FUNDIT:

Koha kur Haradinaj kërkonte zvogëlim të kabinetit qeveritar dhe veç një zëvendësministër në çdo Ministri (Video)

Koha kur Haradinaj kërkonte zvogëlim të kabinetit qeveritar dhe veç një zëvendësministër në çdo Ministri (Video)

Ishte viti 2014, kur tashmë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, thoshte se ministritë e Qeverisë së Kosovës duhet ta kenë vetëm nga një zëvendësministër.

“Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një Zëvendësministër” (sic.), kishte shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook më 16 dhjetor 2014. “Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri” (sic.).


Por, vetëm tri vjet pas ai në kabinetin e tij ka emëruar më shumë se 60 zëvendësministra.

Haradinaj kishte shtuar se zvogëlimi i kabinetit qeveritar ishte domosdoshmëri. Por, ka shtuar edhe dy ministri të reja nën qeverisjen e tij. /Klan Kosova/