Qeveria greke ka shpallur zi kombëtare tre-ditore pas përmbytjeve masive që prekën vendin, duke shkaktuar 16 të vdekur. Mediat greke raportojnë se autoritetet kanë urdhëruar që të kryhen hetime për situatën e krijuar.
Moti i keq dhe përmbytjet gati apokaliptike përveç 16 viktimave, shkaktoi plagosjen e 21 të tjerëve, ndërsa qindra shtëpi dhe dyqane u dëmtuan.
Situata paraqitet problematike në Athinë dhe Mandra, një zonë e populluar vetëm 27 kilometra larg kryeqytetit helen, raportojnë mediat.
Mësohet se në Mandra jetojnë 600 familje shqiptare, ku 100 prej tyre janë prekur nga përmbytjet. Ndërkohë, në Perama janë 430 familje shqiptare.
Rëndohet akoma më shumë numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi.
Sipas informacioneve të fundit mësohet se numri i të vdekurve ka shkuar në 16, dhe dhjetëra të lënduar e disa të zhdukur.
Pjesa më e madhe e viktimave janë persona të moshës së tretë, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të largoheshin nga banesat e tyre, duke humbur jetën. Niveli i lartë i ujërave të përmbytjeve detyroi banorët të braktisnin katet e para. Shumë prej tyre u ngjitën në tarracat e ndërtesave, për të kërkuar ndihmë.
Qytezat më të dëmtuara janë ato të Nea Peramos dhe Megara-s, në perëndim të kryeqytetit Athinë. Reshjet e dendura i shndërruan autostradat brenda pak minutash në lumenj të furishëm, që morën përpara vetura furgonë, e madje edhe kamionë të tonazhit të rëndë. Numërohet 500 shtëpi të dëmtuara dhe qindra makina.
Është një katastrofë natyrore, gjithçka është zhdukur, tha kryebashkiaku i qytezës së Mandra-s për mediat greke. Në disa lagje të rajonit historik të Atikës, ujërat e vrullshëm që sollën me vete llum e baltë arritën një nivel prej më shumë se 1.5 metrash.
Autoritetet greke angazhuan qindra forca e mjete të ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë. Kryeministri grek Aleksis Cipras shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe mori menjëherë drejtimin e shtabeve të emergjencës për kontrollin nga afër të situatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë