LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Hoxha: Sa më shpejt që ratifikohet Demarkacioni, aq më mirë për vizat

Dhurata Hoxha: Sa më shpejt që ratifikohet Demarkacioni, aq më mirë për vizat

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, nuk ka treguar se çfarë mund të ndodhë me çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën, nëse ratifikimi i Demarkacionit më Malin e Zi, si kusht kryesor nga BE-ja për heqjen e regjimit të vizave, nuk përfundon në muajt e parë të vitit 2018.

Ajo, po ashtu, nuk ka përmendur nëse ekziston ndonjë afat kohor për ratifikim e kësaj Marrëveshjeje, që kosovarëve t’u hiqen vizat gjatë vitit të ardhshëm.

Por, Hoxha në një intervistë për Lajmi.net ka thënë se sa më shpejt që të ratifikohet kjo Marrëveshje, aq më mirë do të jetë sa i përket liberalizmit të vizave.


Drejtuesja e dikasterit qeveritar, që udhëheq me proceset e integrimeve evropiane, ka folur edhe për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, që do të publikohet në prill të vitit 2018.

Ajo ka thënë se presin që raporti të vlerësojë përparimet që janë bërë nga të gjeturat e raportit të fundit, duke përfshirë edhe organizmin e zgjedhjeve fer e demokratike të 11 qershorit.

Hoxha ka folur edhe për zbatimin e kritereve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ku ka pranuar se në këtë aspekt deri tani ka pasur ngecje, por që, sipas saj, pas formimit të Qeverisë së re, gjërat kanë ndryshuar në këtë aspekt.