Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet sot në Prishtinë, ka folur për arritjet e Kosovës në sferën e sigurisë dhe për synimet e saj për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike.
Në fjalën e tij para përfaqësuesve të lartë të NATO-s, të institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, Veseli ka thënë se pothuajse gjatë një dekade të funksionimit si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova është dëshmuar si faktor i paqes, stabilitetit dhe forcimit të demokracisë në regjionin e Ballkanit.
Veseli potencoi angazhimin e Kosovës për raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj, përderisa me Serbinë vazhdon dialogu për normalizim raportesh, si fazë e parë në procesin e pashmangshëm të njohjes reciproke.
Sa i përket Malit të Zi, Veseli tha se nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që marrëdhëniet e shkëlqyeshme me të, të cenohen apo vihen në diskutim. Ai tha se dilemat e brendshme rreth demarkacionit nuk do të ndikojnë në miqësinë e qëndrueshme mes dy shteteve dhe se këto dilema do të tejkalohen pa i lënduar miqtë dhe partnerët tanë.
“Kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit. Në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë. Ne kurrë, as nuk kemi qenë, e as nuk do të lejojmë që territori ynë të shërbejë si burim frymëzimi apo rekrutimi për grupet ekstremiste”, theksoi Veseli.
Ai konfirmoi angazhimin e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në NATO, përderisa tashmë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur të gjithë kapacitetet e nevojshme për të dhënë kontributin e drejtpërdrejtë si anëtare e Aleancës Veriatlantike.
“Ne sot ndihemi krenar me kadetët e FSK-së për suksesin që po tregojnë në garat më të mëdha ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s. Ky sukses është vetëm një shembull që tregon se kjo Forcë është gati për të marrë rolin që i takon në dinamikën e sigurisë rajonale dhe globale. Transformimi i saj në Ushtri të Kosovës është proces i pandalshëm, i domosdoshëm dhe në interes të të gjitha palëve”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shfaqur besimin se shumë shpejt ky proces do të përmbyllet, në harmoni me kushtetutën dhe vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë