LAJMI I FUNDIT:

Pakti, BE drejt ushtrisë së përbashkët

Pakti, BE drejt ushtrisë së përbashkët

Franca dhe Gjermania finalizuan me sukses ambicien 70-vjeçare për një mbrojtje ushtarake të përbashkët evropiane.

Bashkë me 21 vende të tjera të Bashkimit Evropian ato nënshkruan një marrëveshje për të financuar, zhvilluar dhe pozicionuar forcat e armatosura pas vendimit të Londrës për t’u shkëputur nga Brukseli.

Britania e Madhe, e cila qenë gjithmonë kundër një mbrojtjeje të përbashkët nuk ishte e vetmja që nuk firmosi. Edhe Danimarka, Irlanda, Malta dhe Portugalia nuk u bënë pjesë e ujdisë.


Bashkëpunimi i përhershëm në sektorin e mbrojtjes nën programin e quajtur “PESCO” do të lejojë vendet të zhvillojnë së bashku kapacitetet e mbrojtjes, të investojnë në projekte të përbashkëta, të rrisin gatishmërinë operative dhe kontributet për forcat e tyre të armatosura.

Kjo lexohet në një dokument të Këshillit Evropian, ku theksohet se pranimi do të jetë i mundur edhe në një moment të dytë.

I propozuar fillimisht në vitet 50-të dhe i refuzuar me ngulm nga Britania e Madhe, plani në fushën e mbrojtjes siguron mundësinë më të mirë në vite për t’u implementuar pas kërkesës amerikane që Evropa të paguajë me shumë për sigurinë e saj.

Ministrat e Jashtëm e të Mbrojtjes morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Bruksel, duke përfaqësuar 23 vendet që lidhen marrëveshjen.

Këshilli Evropian thotë se pjesëmarrja në “PESCO” nuk është rivalitet ndaj NATO-s dhe misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, përkundrazi, i përforcon ato.

Plani synon që pas 2020 fondi për këtë strukturë të përbashkët ushtarake evropiane të jetë mbi 5 miliardë euro.

Liderët evropian pritet ta firmosin atë në 11 dhjetor. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi ujdinë një hap historik, një gur themeli në zhvillim evropian.

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori